EPOS është një kompani konsulence e cila ofron shërbime institucionale në kontekstin e ndërtimit të strategjive zhvillimore, të aksioneve të advokimit dhe narrativave organizative.
 
Duke ndjekur një qasje njëherazi menaxheriale, marketingu, ligjore e financiare, EPOS ndihmon organizatat në përgatitjen e komunikimit institucional të jashtëm & brëndshëm duke e përshtatur atë në funksion të audiencës, kontekstit dhe objektivave të organizatës.
 
Në drejtim të partnerëve publikë e private si pjesë e një proçesi ‘due-diligence’, raportimi apo ratimi; drejt stafeve e partnerëve përgjatë një projekti transformimi ose zgjerimi aktiviteti, EPOS mbështet organizatat në përgatitjen, përcjelljen dhe monitorimin e mesazheve institucionale të organizatës sipas specifikave të çdo rasti.

Sepse ka gjithmonë një histori për të rrëfyer…

  • Akses në një rrjet ekspertize të nivelit më të lartë
  • Pavarësi & objektivitet analitik
  • Konfidencialitet, reputacion & etikë profesionale
  • Aftësi ndërdisiplinore, publike & private
  • Eksperienca kombëtare & ndërkombëtare
  • Qasje ‘Problem Solving’ strategjike & operacionale

EPOS ndihmon bizneset dhe organizatat të formalizojnë vizionet zhvilluese në strategji dhe dokumente konkrete drejtuar partnerëve lokalë dhe të huaj, sektorit bankar, investitorëve apo autoriteteve publike e ndërkombëtare.
 
Duke siguruar një shkëmbim me çdo nivel të kompanisë, EPOS angazhohet në ndërtimin e urave të dialogut mes çdo departamenti dhe sektori, me qëllim identifikimin e një vizioni strategjik të dakortësuar i cili unifikon të gjitha njësitë rreth një fokusi të përbashkët.
 
Ky lloj shkëmbimi mes çdo niveli të biznesit, bën që strategjia të marrë forma të ndryshme. Fokusi i saj mund të jetë zgjerimi i aktivitetit por dhe diversifikimi i kanaleve të shitjes, mbrojtja e pozicionit aktual në treg, transformimi teknologjik apo ri-brandimi. Në çdo rast, strategjia e hartuar përmbledh një rrugëtim ambiciesh që karakterizon çdo kompani.
 
EPOS ndihmon në gjetjen e fjalëve të duhura, të shifrave domethënëse, të pikave të forta, të mesazhit dhe të historisë së suksesit që investitorët dhe stafet kërkojnë. Në bashkëpunim me EPOS, kompania arrin kështu të prodhojë një fotografi, një projeksion të pritshmërive, të objektivit, të ambicieve, të rrëfimit që dëshirohet t’i përcillet tregut mbi të ardhmen e të shkuarën që e karakterizon.

Pas çdo biznesi të suksesshëm ka gjithnjë një histori për të ndarë me publikun. Një histori që përmbledh vlerat themeluese, sfidat e tashme apo ambiciet për të ardhmen. Një histori që orienton çdo qasje sesi ekipet reagojnë përballë të papriturave të tregut.
 
Një biznes nuk është vetëm një logo, një seli apo një produkt.
 
Një biznes është një histori njerëzore, një rrëfim, një dëshmi dhe shpesh herë një mit që mishëron në pak fjalë qindra investime në procese, teknologji që ndryshojnë vit pas viti, projekte zgjerimi të njëpasnjëshme, bashkëpunëtorë që frymëzojnë dhe që shërbejnë nevoja klientësh nga më të ndryshmet, ditë pas dite.
 
EPOS i ndihmon kompanitë të promovojnë thelbin e historisë që i karakterizon. Një histori që kërkon të ndahet me një publik kureshtar për të mësuar më shumë mbi vlerat dhe standartet që kompania i ofron tregut. Një publik që rikthehet nëse ajo çka rrëfehet mbi kompaninë, i përkon njëkohësisht dhe vlerave në të cilat ai beson.
 
Diku është siguria, diku tjetër shpejtësia, diku është teknologjia apo investimi në standardet më të larta, diku është aksesibiliteti, çdo biznes ka një histori për të rrëfyer. EPOS ndërton ura influencash midis organizatës dhe palëve të treta duke përforcuar kështu mesazhin e kompanisë ndaj mediave, botës akademike, shoqatave të biznesit, autoriteteve apo individëve me reputacion etj.

Në kuadër të një përvjetori institucional apo të përditësimit të faqes web, të një raporti në drejtim të një institucioni ndërkombëtar apo publik, në kuadër të konceptimit të një strategjie komunikimi apo të një eventi, EPOS ndihmon bizneset dhe organizatat në zgjedhjen e mesazhit më të duhur, të fjalëve më të gjetura, të shifrës dhe argumentit më të fortë, por dhe të produkteve komunikuese më të përshtatshme, pavarësisht formës apo kanalit të zgjedhur.

Mediat, konsumatorët dhe agjencitë e mbrojtjes së tyre, bankat por dhe institucionet publike e ndërkombëtare, janë të shumtë aktorët të cilët i kërkojnë bizneseve dhe organizatave informacione mbi impaktin e tyre social në komunitetet ku veprojnë, apo mbi vërtetësinë e të dhënave korporative që ato ndajnë.
 
Një impakt i cili përfshin mjedisin, kushtet e punësimit, mbrojtjen e të dhënave personale, pronësinë e kompanisë apo transparencën e produkteve, ashtu si ndikimin zhvillimor në tërësi. Sa vënde punës të krijuara, kontributi në buxhetin e shtetit apo në GDP kombëtar, lidhjet e papërshtatshme etj. matja e impaktit të çdo nisme mund të bazohet në indikatorë të ndryshëm sipas optikës së leximit të autoriteteve publike, të donatorëve apo të institucioneve financiare ndërkombëtare.
 
EPOS ndihmon bizneset, institucionet private dhe organizatat jo fitim prurëse, në vlerësimin e impaktit të aktivitetit të tyre. Një vlerësim i detyrueshëm në rastin e projekteve të financuara nga partnerë të huaj, matja e impaktit është gjithashtu një kartëvizitë për bizneset që kërkojnë të promovojë ndikimin pozitiv të investimeve të tyre në shoqëri. Dhe është pikërisht mbi këtë impakt që ndërtohet e vlerësohet dhe reputacioni i çdo strukture.
 
Vlerësimi i impaktit të aktivitetit, i projekteve apo i reputacionit të institucionit, është një formë “rating-u” i perceptimit të imazhit të kompanisë, të peshës së brandit, të përputhshmërisë mes vizionit që ka kompania dhe të realitetit se si shihet ajo nga aktorët ekonomikë në treg (bankierë, auditues, dhoma tregtie, gazetarë e përfaqësues të politikës etj.).Your Attractive Heading

EPOS ndihmon organizatën tuaj në draftimin dhe ndjekjen e nismave me potencial, të projekteve të brendshme të kompanisë apo në kuadër të një aplikimi në drejtim të partnerëve publikë e ndërkombëtarë.
 
Si në rastin e një procesi transformimi apo të redaktimit të një projekti, EPOS angazhohet në realizimin e matricave të nevojshme që prodhojnë një zbatim optimal të burimeve të angazhuara brenda afateve, përgjegjësive dhe objektivëve të përcaktuar.
 
Që nga shkëmbimet e koncept idesë fillestare, duke vijuar në përditësimin e protokolleve apo të strukturave të kompanisë, e deri në mbikëqyrjen e zbatimit përfundimtar të nismës, EPOS ndihmon biznesin apo organizatën në arritjen e objektivëve të paracaktuar.

Gjithçka fillon nga kuptimi sa më i drejtë i produktit që kërkohet të adresohet. Një analizë që fillon me konsultimin e aktorëve kyç dhe me një shkëmbim të thelluar me vendimmarrësit ekzekutivë, brenda një kornizë konfidencialiteti dhe besueshmërie solide.

Është e rëndësishme që pritshmëritë mes palëve të përfshira të jenë sa më të qarta, të kuantifikuara dhe të dakortësuara. Konsulenca e jashtme ka si qëllim fuqizimin,  jo zëvendësimin, e përgjegjësive të ekipit të brendshëm, dhe në këtë drejtim, vetëm një ekuilibër i drejtë mes palëve mundëson suksesin e ndërhyrjes.

Forca e EPOS bazohet mbi aksesin në një rrjet ekspertize cilësore nga fusha të ndryshme të cilat mundësojnë identifikimin e konsulentit më të përshtatshëm për çdo nevojë e çdo profil

Që një strategji të prodhojë një vizion ambicioz, propozime inovative e risi të prekshme, nevojitet që mendimi i aktorëve të përfshirë të jetë tërësisht i çliruar nga frenat hierarkike dhe personale. Ndaj EPOS sfidon, provokon dhe nxit eksplorimin e horizonteve të reja duke krijuar predispozitat e nevojshme që çdokush të japë më të mirën e tij.

Nuk ka nevojë të ri-shpiket rrota nga e para. Shumë sfida janë zgjidhur më herët nga biznese e organizata që ndjekin një rrugëtim të ngjashëm. Ndërkohë që dhe nëse diçka duhet propozuar nga e para, e rëndësishme është që çdo konkluzion të mbështetet në fakte, shifra e analiza reale të bazuara mbi databaza dhe materiale lokale e ndërkombëtare.

Një bashkëpunim i suksesshëm është ai që përthithet plotësisht nga biznesi duke u përqafuar në çdo nivel të kompanisë. Vetëm kështu mund të arrihen objektivët e vendosur dhe një impakt afat-gjatë i qëndrueshëm.

Kontakto me EPOS